Gjirokasta The Stone  City   ~     Gjirokastra  Qyteti i Gurtë          

Ismail Kadare   (28 Janar  1936)

Picture
Lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtaret më të mëdhenj të letërsise botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit ("[[Frymëzimet djaloshare]]", 1954, "Ëndërrimet", 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Ismail Kadare duke lexuar (2002)
Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.
Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë"[1] pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur" , thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krështerë dhe mysliman.
Në 2009 ai u nderua me Diplomë Nderi i Shkencave Sociale dhe Komunikimit institucional ndër Universitetit të Palermos në Sicili, kërkuar me forcë dhe dëshirë nga arbëreshëvet të Piana degli Albanesi.
Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.



Eqrem Çabej   (1908 -1980)

Picture
Eqrem Çabej  lindi më 6 gusht 1908 në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Aty kaloi fëmijërinë dhe mbaroi shkollën qytetëse me nota shumë të mira. Pas mbarimit të shkollës qytetëse ai fitoi të drejtën e një burse të dhënë nga Prefektura e atëhershme e Gjirokastrës, që të vazhdonte studimet e mesme dhe të larta jashtë shtetit. Eqrem Çabej përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme dhe universitetin në Vjenë.
Diplomanti E. Çabej zgjodhi si temë doktorati: studime italo-shqiptare. Për këtë disertacion punoi me zell të madh dhe shkoi e mblodhi material pranë arbëreshëve të Sicilisë në vitin 1932. Disertacioni u mbrojt më 7 tetor të vitit 1933 para prof. dr. Paul Kreçmerit, prof. dr. Norbert Joklit dhe prof. dr. Karlo Paçit dhe për këtë iu dha diploma për gradën doktor nga Universiteti i Vjenës. Diploma është nënshkruar nga të tre profesorët e lartpërmendur përkrah vlerësimit "shkëlqyeshëm" (Ausgezeichnet).
 Edhe pse iu ofrua posti i ndihmësprofesorit në Universitetin e famshëm të Vjenës, ai ngulmoi për t\u kthyer në atdhe që t\i shërbente shkencës dhe kulturës shqiptare.
Veprimtaria shkencore  
Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-europiane . Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Eqerem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit te gjuhes shqipe  të botuar në Tirane  më 1980.




Çerçiz Topulli     (1880-1915)

Picture
Lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhe ra dëshmorë më 15 korrik të vitit 1915, ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit, hero i popullit.
Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.
Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908.


Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.



Andon Zako Çajupi   (1866-1930)

Picture
Andon Zako Çajupi lindi në Sheper të Zagorisë. Mbiemri i tij i mesem i vërtetë ishte ÇAKO mirepo per arsye te panjohura me kohe i mbeti ZAKO. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. 
Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. 
Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.


MUSINE KOKALARI   (1917- 1983)

Picture
Lindi ne 10 shkurt te vitit 1917 ne Adale te Turqise.
Ne vitin 1921 familja e saj kthehet ne Shqiperi(Gjirokaster)ku musineja kreu shkollen fillore .Nente vjete me vone,familja e saj vendoset ne Tirane ku Musineja mbaron shkollen e mesme (Nena Mbretereshe),me pas shkon ne universitetin e Romes ne Itali ku mbaron shkelqyeshem studimet ne vitin 1941.
Musineja (ka qene femra e pare shqiptare,shkrimtare) ka botuar disa libra dhe gjithashtu ishte themeluesja e partise (Socialdemokrate) dhe gazetes( Zeri i lirise).
Ne 23 Janar te vitit 1946 arrestohet dhe denohet me 20 vjet heqje lirie,ne vitin 1961 e lirojne dhe e internojne ne Rreshen ku dhe doli ne pension me gjysem page...
Vdiq vetme dhe u varros nga varrimesit ne 1983 e semure nga kanceri,ne vitin 1993 Presidenti i Republikes i i dha titullin (Martire e Demokracise) 



ENVER HOXHA    (1908-1985)

Picture
Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër, pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. 
Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. 
Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. 
Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.


Aktivitetet politike
  • Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943 -1948.
  • Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
  • Kryeminister i Shqiperise  me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar  të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
  • Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
  • Ministrave i Jashtem i Shqiperise me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
  • Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku  i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
  • Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori  i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
  • Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik  të vitit 1954.